LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski realizoi takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Këshillin Atlantik

Zhernovski realizoi takime në Shtëpinë e Bardhë, Kongres dhe Këshillin Atlantik

Zv. ministri për Punë të Jashtme, Andrej Zhernovski, dje në ditën e parë të vizitës në Uashington, realizoi takim në Shtëpinë e Bardhë, në Kongres dhe Këshillin Atlantik të SHBA-së. Në State Departament ishte i pranishëm në pranimin e shefave të delegacionit në shenjë të hapjes të Konferencën ministrore për përmirësimin e lirive fetare, ku nikoqir është sekretari shtetëror i SHBA-së, Mike Pompeo.

Në takim, Zhernovski i njoftoi bashkëbiseduesit për ngjarjet më të reja në Maqedoni në planin e politikave të jashtme dhe brendshme dhe i njoftoi për aktivitet kyçe të Qeverisë në vitin e kaluar, rezultatet e së cilave e zhbllokuan rrugën e integrimit euroatlantike të vendit.


Zhernovski realizoi takim me anëtarët e grupit për miqësi me Republikën e Maqedonisë në Kongres të SHBA-së, kongresmenin Paul Mitchell dhe Dave Trott, republikanët nga Miçigeni dhe Berndon Bojl, demokrat nga Pensilvania. /Telegrafi/