LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski – Plomp: Duhet të zgjidhet kriza sa më parë

Zhernovski – Plomp: Duhet të zgjidhet kriza sa më parë

Kryetari i komunës Qendër të Bashkisë së Shkupit, Andrej Zhernovski, ka pritur sot në takim ambasadorin holandez, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Makfaks, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjendjen e tanishme politike në vend, posaçërisht pas vizitës së mbrëmshme të eurokomisionerit Johannes Hahn dhe eurodeputetëve, Kukan, Vajgl dhe Fleckenstein.


Që të dy janë pajtuar për hapa të patjetërsueshëm për tejkalimin e krizës politike, si edhe formimi i qeverisë së re. Temë bisede ka qenë edhe çështja e shtyrjes së zgjedhjeve lokale./Telegrafi/