LAJMI I FUNDIT:

Zhernovski: Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar

Zhernovski: Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar

Në seancën e sotme që ka të bëjë me dhunën e ushtruar në komunën Qendër të Bashkisë së Shkupit ishte i ftuar edhe kryetari i kësaj komune, Andrej Zhernovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka deklaruar se njeriu që është shumë i fortë në telefon, kur del para drejtësisë frikësohet. Sipas tij, Gruevski u fsheh pas gjyqësisë së partizuar.


”Ish-kryeministri dhe lideri i tashmë partisë më të madhe opozitare, u fsheh përsëri pas gjyqësisë së partizuar. Por, patjetër ta dijë se do të përgjigjet dhe se drejtësia do ta kapë. Më shumë se evidente është se seanca e sotme u shty për të fituar në kohë”, deklaroi Zhernovski./Telegrafi/