LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një vajzë në Prizren

Zhduket një vajzë në Prizren
Foto: Ilustrim

Një femër ka raportuar se mbesa e saj (fëmijë), ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:30 në rrugën “Ali Hadri”, në Prizren.


Tutje sipas raportit bëhet e ditur se ankuesja ka thënë se mbesa e saj ka dalë dhe herë tjetër nga shtëpia, por është gjetur nga policia.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se mbesa e saj-fëmijë, ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka dalë edhe herëve të tjera nga shtëpia, por është gjetur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/