LAJMI I FUNDIT:

Zhduket një e mitur në Hajvali – babai i saj thotë se janë bërë 10 ditë që nuk di asgjë për vajzën

Zhduket një e mitur në Hajvali – babai i saj thotë se janë bërë 10 ditë që nuk di asgjë për vajzën
Foto: Ilustrim/Arkiv

Një vajzë e mitur nga Hajvalia e Prishtinës është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar.

Rastin e ka raportuar babai i vajzës, sipas të cilit, ajo ka dal nga shtëpia që nga 3 dhjetori.


Bëhet e ditur se njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia.

Rastin në polici e ka lajmëruar babai i saj.

“Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk ka asnjë informacion se ku mund të ketë shkuar”, ka bërë të ditur policia.

Policia ka njoftuar theksuar se e njëjta edhe disa herë të tjera është larguar nga shtëpia. Njësitë policore janë duke hetuar rastin./Telegrafi/