LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Partitë janë të obliguara t’i japin mbështetje PSP-së

Zhbogar: Partitë janë të obliguara t’i japin mbështetje PSP-së

Formimi i PSP-së është punë kyçe e cila del nga marrëveshja e Përzhinos. Partitë politike në shumë raste janë obliguar t’i japin mbështetje PSP-së. Ne i inkurajojmë partitë ta respektojnë angazhimin e tyre dhe në të ardhmen ta implementojnë me mbështetjen e PSP-së, kështu u deklarua sot eurombasadori Samuel Zhbogar në Kumanovë në pyetjen e gazetarëve për vlerësimin e partive politike për mosmbështetje të kërkesave të PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zhbogar poashtu ka folur edhe rreth zgjedhjeve që është caktuar për 11 dhjetor.

‘Ne si BE gëzohemi dhe me padurim presim zgjedhjet të mbahen atëherë kur janë caktuar. Kjo do të jetë mundësi që vendi të kthehet në gjendje normale, ta vazhdojë rrugën e saj evropiane dhe ta thellojmë bashkëpunimin tonë’, deklaroi euroambasadori Zhbogar. /Telegrafi/