LAJMI I FUNDIT:

Zhbogar: Ju e bëtë atë që u kërkuan, për fat të keq ne përsëri e shtymë

Zhbogar: Ju e bëtë atë që u kërkuan, për fat të keq ne përsëri e shtymë

Ju bëtë atë që u kërkua nga ju, ju bëtë pjesën tuaj. Por në Bashkimin Evropian vendimet për këto çështje merren njëzëri, dhe për fat të keq ne përsëri e kemi shtyrë këtë çështje. Ne e kuptojmë zhgënjimin e qytetarëve dhe politikanëve me vendimin e Këshillit Evropian në Bruksel, por mbetemi të përkushtuar për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin.

Këtë në intervistë për AIM-në e tha ambasadori i BE-së në vend Samuel Zhbogar, duke pranuar se së pari duhet të bëhen reformat dhe në procesin e vendimmarrjes brenda vetë BE-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai nënvizon se zgjerimi i BE-së në rajon mbetet përparësia e tyre strategjike, dhe kjo nuk ka ndryshuar.

I pyetur nëse vendi pret të marrë datë në samitin e Zagrebit në maj, ai tha se BE tani duhet të përmbahet nga premtimet.

“Ne duhet të përmbahemi nga premtimet, siç premtuam në qershor të vitit të kaluar dhe në qershor 2019 dhe tani në tetor dhe tani është më mirë të përmbahemi nga bërja e premtimeve të datave, por duhet të përqendrohemi në bërjen e ndryshimeve të duhura”, tha Zhbogar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori