LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni problemin me fryrjen, të thatit në lukth, kapsllëkun dhe me zorrët dembele në mënyrë natyrale!

Zgjidhni problemin me fryrjen, të thatit në lukth, kapsllëkun dhe me zorrët dembele në mënyrë natyrale!

Aloe vera pastron sistemin e tretjes, edhe ndihmon te kapsllëku. Kjo bimë e gjelbër dhe “e fuqishme” rekomandohet edhe te shërimi i të thatit në lukth, sindroma e zorrëve irritabile, sëmundja celiakie dhe sëmundjes së Chronit.

Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com

Balancimi i florës bakteriale si te të rriturit, ashtu edhe te fëmijët – është njëri ndër zonat themelore të përdorimit të gjelit aloe vera.

Në kulturën bashkëkohore, perëndimore bashkë me ushqimin “e shëndetshëm” gjenden edhe shumë produkte plot me aditivë kimikë dhe konservanse.

Mielli i blerë në vete përmban pesticide, produktet e qumështit mund të blihen në formë pluhuri, produktet e mishrave të thata përmbajnë nitrate, perimet janë të rrezatuara me rrezet gama (të cilat përdoren në më së paku 39 shtete evropiane, me qëllim të përshpejtimit të mbirjes dhe zgjatjes së afatit të qëndrueshmërisë së bimëve) dhe të gjitha këto ne i hamë. Të gjitha ato substanca ngadalësojnë metabolizmin.

Mirëpo, veç kësaj, qiellza jonë po bëhet gjithnjë e më pak e aftë t’i dallojë shijet, ndërsa të rinjtë shpesh mësohen me ushqimin tepër të kripur apo tepër të ëmbël. Më së shumti rrezikohen pikërisht fëmijët.

Shumica e fëmijëve më shumë i duan çajet, lëngjet dhe pijet e gazuara të përpunuara industrialisht, sesa pemët e zakonshme. Shumica e amvisave për gatimin e racioneve përdorin ekskluzivisht perime të ngrira.

Ky problem ka të bëjë edhe me bebet. Ato të cilat janë të ushqyera me qumësht artificial apo janë të shëruara me antibiotikë para muajit të dytë të jetës kanë bazë të shkëlqyeshme për ndryshim të florës së zorrëve. Shpesh te ata hasen baktere patogjene si edhe kërpudha, më së shpeshti kandida.

E dimë që foshnja, nëna e së cilës nuk merr barna dukshëm më të shëndetshme; gjithashtu e dimë që ushqimi i gabuar ka për pasojë fëmijët të cilët janë të prirë ndaj alergjive dhe të cilët shpesh janë të sëmurë. Simptomat të cilat paralajmërojnë ndryshimin e florës së zorrëve te të rriturit janë diarreja dhe fryrja.

Ushqimi i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm që balancimi i shëndetit të jetë i drejtë. Lëngu i aloe verës përmban sheqer dhe enzime të cilat me përdorimin e përditshëm përmirësojnë florën e zorrëve dhe shkatërrojnë bakteret dhe kërpudhat.

Sipas hulumtimeve më të reja, është laksativ i shkëlqyeshëm dhe ndihmues në shërimin e të thatit në lukth, sepse metil-celuloza, të cilën e përmban lëngu, mbron mukozën nga faktorët irritues.

Nëse jeni të prirë ndaj problemeve me metabolizmin dhe ju nevojitet laksativ natyral, ju këshilloj të bëni detoksifikimmin e organizmit dhe të rregulloni florën e zorrëve tuaja, të pastroni pllakën nga resat e zorrëve dhe të ktheni bakteret pozitive në zorrët tuaja.

Rezultatet e pakos së aplikuar për metabolizëm janë të dukshme që nga dita e tretë e konsumimit. Për të rregulluar metabolizmin tuaj përgjithmonë, është i nevojshëm të konsumohen xheli i aloe verës dhe probiotiku minimalisht 30 ditë, pa marrë parasysh që do të keni ndjenjën që e keni zgjidhur problemin edhe shumë më herët.

Xheli aloe vera do t’jua pastrojë resat e zorrëve, do të ngrejë imunitetin, ndërsa probiotiku do të kthejë bakteret pozitive në organizmin tuaj.

Ajo që e dallon këtë kombinim të produktit nga cilido produkt i ngjashëm në treg është: Active Probiotik përmban 6 lloje bakteresh pozitive dhe tri mbështjellëse, të cilat shkrihen në vendet e caktuara në sistemin tuaj të tretjes (lukth, zorrë të hollë, zorrë të trashë) dhe në atë mënyrë sjellin baktere pozitive në gjithë sistemin tuaj të tretjes.

Probiotic Aloe vera Gel në përbërje të vet, bashkë me 250 përbërës ushqyes të domosdoshëm për organizmin e njeriut, përmban 3% saponinë, e cila pastron resat e zorrëve tona dhe në atë mënyrë ndihmojnë absorbimit normal natyral të ushqimit.

Xheli i aloe verës është njëri ndër probiotikët më të mirë natyralë (ushqim për probiotikë), kështu që në kombinim me Active probiotik vepron në sinergji dhe rregullon metabolizmin tuaj që në javën e parë të konsumimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori