LAJMI I FUNDIT:

Zgjeroni këpucët në mënyrë të sigurt me këtë truk të mahnitshëm!

Zgjeroni këpucët në mënyrë të sigurt me këtë truk të mahnitshëm!

Padyshim që ndonjëherë gjatë jetës tuaj keni pasur probleme me këpucë të ngushta, e veçanërisht me këpucë të reja.

Nëse mendoni se këpucët e përpunuara nga materiale natyrale, si p.sh. nga lëkura, nuk mund të zgjerohen, atëherë mos u dëshpëroni sepse ka zgjidhje për këtë problem, transmeton Telegrafi.


Merrni dy qese dhe mbyllni ato (siç shihet në foto), dhe ¼ e qeseve e mbushni me ujë. Pastaj, qeset i futni në këpucë, dhe këpucët në ngrirës.

Kur uji ngrihet, largoni këpucët nga frigoriferi dhe lini ashtu për 20 minuta që të shkrihet akulli.

Hiqni qeset dhe thani këpucët me tharës të flokëve.

Kjo metodë mund të aplikohet edhe në këpucë me lëkurë artificiale. /Telegrafi/