Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot fshatin Lupç i Poshtëm, ku ka përcjellë punimet që janë duke u realizuar në zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të lumit Llap.
Në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës është duke u realizuat projekti i zgjerimit dhe rregullimit të shtratit të Lumit Llap.
Për të përcjell nga afër punimet në realizimin e këtij projekti, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, vizituan sot segmentin e lumit Llap në Lupç, ku është duke u kryer zgjerimi dhe rregullimi.
Me këtë rast kryetari Veliu tha se realizimi i këtij projekti bëhet në kuadër të investimeve kapitale në zgjerimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve.
“Krahas investimeve në ndërtimin e infrastrukturës, një nga prioritetet tona në investimet kapitale në sektorin e shërbimeve publike është edhe zgjerimi dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve. Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi zgjeruar dhe rregulluar rreth 20 km shtretër të lumenjve. Kjo ka ndikuar në eliminimin në masë të madhe të vërshimeve të zonave përgjatë rrjedhës së lumenjve”, tha kryetari Veliu,
Kryetari Veliu i falënderoi banorët e këtij fshati për bashkëpunimin që po tregojnë gjatë realizimit të këtij projekti.
Projekti për zgjerimin dhe rregullimin e shtratit të Lumit Llap në Lupç i Poshtëm përfshinë një gjatësi prej 3.7km. Atje tashmë është kryer pothuajse në tërësi faza e zgjerimit dhe ka mbetur të kryhet edhe rregullimi dhe vendosja e mureve mbrojtëse në disa zona të shtratit të lumit.
Në kuadër të projekteve të miratuara për këtë vit, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës ka planifikuar të vazhdojë me zgjerimin dhe rregullimin e shtretërve të lumenjve edhe në disa fshatra. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Posta e Kosovës vë në qarkullim pullat postare "Sali Çekaj, heroi i Kosovës"
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
Mustafa: Kosova me rritje të ngadalësuar ekonomike, Qeveria të koordinohet me aleatët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur