LAJMI I FUNDIT:

​Zgjedhjet në Serbi pritet të zvarrisin zbatimin e obligimeve në dialog

​Zgjedhjet në Serbi pritet të zvarrisin zbatimin e obligimeve në dialog

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi pritet ta zvarrisë dialogun, thonë njohësit e rrethanave politike. Sipas tyre, përkundër investimit të fundit të liderëve euro-amerikanë në dialog, ku u theksua edhe nevoja e zbatimit të obligimeve në këtë proces, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të synojë që përmes zgjedhjeve të reja të shmangë edhe për një kohë presionin ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri thotë për KosovaPress, se caktimi i 17 dhjetorit, si datë për zgjedhje të parakohshme në Serbi, është një element i ri që do të ngadalësojë progresin në dialog, megjithëse diplomatët perëndimorë shtuan përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.


Ai përmendi edhe fjalimin e Vuçiq në shpalljen e zgjedhjeve të reja, që sipas tij, dëshmojnë diskursin e tij populist, ku përsëriti se kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, raporton kp.

“Zgjedhjet në Serbi janë një element i ri në procesin e dialogut pasi është e pritshme pasi gjuha dhe diskursi politik i presidentit Vuçiq të ashpërsohet, të bëhet më populist dhe të bëhet më i ngarkuar emocionalisht dhe fokusi të drejtohet në anë të Kosovës. Të deklaroj vazhdimisht se nuk do të pranojë Kosovën dhe që Kosova të jetë pjesë e Serbisë në mënyrë që t’i përfitojë votuesit e kategorisë jo kritike të cilët ende u besojnë deklaratave të tilla boshe…

Ndryshimi pozitiv që e bëri kryeministri Kurti me pranimin e draftit të Asociacionit nuk mund të pasohet me një akt të tillë nga ana e Vuçiqit aktualisht, pasi çdo kompromis i Vuçiqit në fushatë zgjedhore do të shfrytëzohet nga oponentët e tij politik si një dobësi e tij në raport me Kosovën. Natyrisht se nuk do të bëjë këtë por do të ashpërsojë edhe më shumë gjuhë ne tij dhe do të tentojë të bëhet maksimalisht populist derisa të kryhet procesi zgjedhor”, theksoi Muhaxhiri.

Skeptik për progres në dialog gjatë muajve në vijim të vitit 2023, është edhe Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS).

“Shpallja e zgjedhjeve në Serbi e pronlogon edhe më shumë procesin e dialogut. Presidenti i Serbisë edhe pa pasur zgjedhje ka qenë shumë refuzues në zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Kosovën, madje këtë e tha se nuk e fsheh fare që nuk është i gatshëm të bëjë njohjen de-facto të Kosovës edhe pse është pjesë e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Me shpalljen e zgjedhjeve mund të ketë një shtyrje dhe zvarritje të dialogut, marrë parasysh ndikimin që e ka Kosova në aspektin elektoral në Serbi. Po ashtu karta e dytë që Vuçiq do të përdorë kundrejt Bashkimit Evropian, por edhe komunitetit evropian është që dëshiron të ketë një rikonfirim të legjitimitetit para se të marrë hapa të tjerë në zbatimin në plotëni…Viti 2023 mund të thuhet si vit i përfunduar pa zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit. Po ashtu është e paqartë edhe dinamika që mund të ndodh pas zgjedhjeve në Serbi, pasi realisht po shihet se ende s’ka gatishmëri nga pala serbe që të njoh marrëveshjen, e cila është njohja de-facto e Kosovës dhe pranimi pa kushte”, thotë ai për KosovaPress.

Diplomatët euro-amerikanët më 21 tetor paraqitën një plan të ri për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, ku mes tjerash prezantuan një draft për zbatimin e nenit 7 të marrëveshjes, që flet për vetëmenaxhimin e serbëve në Kosovë, rrjedhimisht themelimin e Asociacionit, të cilin kryeministri Kurti tha se është i gatshëm të nënshkruajë, krahas marrëveshjes bazë dhe aneksit, por që Vuçiq refuzoi.

Kryeministri Kurti, në seancën e së premtes në Kuvend, tha se ky draft për Asociacionin, i prezantuar nga emisarët euro-amerikanë më 21 tetor, nuk është “Zajednicë”.

Sipas tij, mekanizmi për vetëmenaxhim do të ketë karakter vetëm koordinues dhe bashkëpunues pa i ndërhyrë në kompetencat e pushtetit lokal dhe qendror. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori