LAJMI I FUNDIT:

Zgjedhjet në Podujevë, asnjë subjekt politik ende nuk është certifikuar

Zgjedhjet në Podujevë, asnjë subjekt politik ende nuk është certifikuar

Kanë mbetur edhe dy ditë kohë për subjektet politike që të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Podujevës, pasi që afati për tu certifikuar përfundon më 17 shkurt.

Deri tani në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, nuk është certifikuar asnjë subjekt politik, transmeton Telegrafi.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.


“Deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim të ndonjë subjekti politik për t’u certifikuar për të marrë pjesë në këto zgjedhje. Sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, afati për aplikim për t’u certifikuar për pjesëmarrje në këto zgjedhje përfundon më 17 shkurt. Pra, deri në këtë datë subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare) duhet të paraqesin aplikimin edhe emrin e kandidatit të tyre për kryetar të komunës”, ka deklaruar Elezi për Telegrafin.

Ndërkohë, as subjektet politike ende nuk kanë bërë të ditur se kush do të jenë kandidatët për kryetar, megjithatë ato kanë shprehur gatishmërinë për t’i hyrë garës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, para disa ditësh ka përcaktuar kufirin e sipërm të shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të certifikohen për pjesëmarrje në këto zgjedhje, në shumën: 43 mijë e 433 euro. Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar. Sipas listës jopërfundimtare të regjistrit civil numri i votuesve në komunën e Podujevës është: 86 mijë e 866 votues të regjistruar.

Zgjedhjet në Komunën e Podujevës do të mbahen më 15 mars, zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen pas dorëheqjes së Agim Veliut nga pozita e kryetarit, i cili më pas është emëruar ministër I Ministrisë së Punëve të Brendshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

Lajme
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Ndalohet për 48 orë i dyshuari për grisjen e Kuranit, Policia thotë se ka të kaluar kriminale

Lajme
U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

U raportua se e kanë larguar nga LDK-ja, reagon kryeshefi i Termokosit

Lajme
KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori