Vendimi që më 12 prill të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pritet që sërish ta shtyjnë regjistrimin e popullsisë në vend.

Sipas paralajmërimeve nga takimi i liderëve që u mbajt mbrëmë tek presidenti Stevo Pendarovski, më reale është që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për vitin 2021.

Euro-integrimet sipas liderëve mbeten prioritet i lartë, zgjedhjet caktohen për më 12 prill Euro-integrimet sipas liderëve mbeten prioritet i lartë, zgjedhjet caktohen për më 12 prill

Ky proces statistikor u caktua që të mbahet në muajin prill të vitit të ardhshëm, ndërsa tani mbetet e paqartë nëse do të realizohet.

Gjithashtu, vendimi që të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, mund ta shtyjë edhe marrëveshjen për model të ri zgjedhor, me çka pritet të bisedohet pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të prillit./Telegrafi/