LAJMI I FUNDIT:

Zgjatjani vetes jetën – blini një qen!

Zgjatjani vetes jetën – blini një qen!

Të gjithë jemi të familjarizuar me këshillën se mbajtja e kafshëve shtëpiake është e shëndetshme, e veçanërisht në moshë të shtyrë.

Përfitimet përfshijnë përgjegjësi më të madhe, shoqëri, ushtrime fizike, etj. Pra, ka kuptim, transmeton Telegrafi.


Por tani kemi dëshmi specifike dhe të fuqishme se mbajtja e një qeni – dhe posaçërisht të një race të caktuar – do të thotë se do të jetoni më gjatë sesa miqtë të cilët nuk mbajnë qen.

Qen i racës ‘English setter’

Studimi masiv, i cili e ka përfshirë tërë popullsinë e Suedisë, i ka monitoruar pronarët e qenve për 12 vite. Çfarë kishin zbuluar ata, është me të vërtetë e mahnitshme.

Duket se nuk mjafton vetëm të dilni ta blini një qen, sepse varësisht nga raca, edhe qeni ndikon në jetëgjatësinë tuaj.

P.sh., një qen i racës ‘mongrel’ e zvogëlon rrezikun e vdekjes së parakohshme për vetëm 2 për qind, qentë e racës ‘shih tzu’ e zvogëlojnë për 15 për qind. Blijani vetës një terrier dhe do të përfitoni një rrezik më të ulët deri në 19 për qind!

Por, gjërat bëhen edhe më të jashtëzakonshme – pronarët e qenve të racës ‘Labrador’ dhe ‘Retriever’ gëzojnë 26 për qind reduktim në vdekje të parakohshme, ndërsa qentë e policisë deri në 37 për qind.

Dhe nëse vërtet dëshironi ta zvogëloni rrezikun e vdekjes së parakohshme deri në 40 për qind, shkencëtarët sugjerojnë t’ia blini vetës një qen të racës ‘English setter’. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

23 prilli është një ndër ditët më të fuqishme të vitit: Si të manifestosh dëshirat e tua?

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Kalo në kategori