LAJMI I FUNDIT:

Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Zv.presidentja e SHBA-së, Kamala Harris falënderon Kosovën për pranimin e afganëve: Të forcojmë marrëdhëniet Kosovë-SHBA

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thënë se ishte kënaqësi të bisedonte me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për të falënderuar shtetin e Kosovës për mikpritjen e afganëve në kampin Bondsteel.

Harris në një postim në Twitter shkruan se me presidenten Osmani u pajtuan që të vazhdojnë forcimin e marrëdhënieve të rëndësishme SHBA-Kosovë.


“Ishte kënaqësi të flisja me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të shprehur falënderimin e shtetit tonë për Kosovën për mikpritjen e afganëve në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, shkruan Harris.

Ndryshe, mbrëmë edhe Presidenca e Kosovës ka njoftuar se presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Partneriteti i shkëlqyeshëm mes dy vendeve tona dhe raportet e veçanta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve ishin në qendër të kësaj bisede.

Me këtë rast, Osmani i ka shprehur zv.presidentes Harris mirënjohjen e përhershme të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme nga SHBA-të dhe ka ritheksuar se SHBA-të mbeten partner kryesor strategjik i vendit tone në procesin e konsolidimit të shtetësisë.

Palët u tha se kanë diskutuar dhe për situatën me pandeminë, me ç’rast Presidentja Osmani i falënderoi dhe njëherë SHBA-të dhe presidentin Biden për donacionin prej mbi 500.000 vaksinash.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, zv.presidentja Harris shprehu po ashtu mirënjohjen e administratës Biden për mbështetjen e Kosovës në këtë mision dhe ritheksoi lidhjen personale dhe të thellë midis Administratës Biden dhe popullit të Kosovës.

Presidentja Osmani e ka ftuar zv.presidenten Harris ta vizitojë Republikën e Kosovës, për t’i parë për nga afër sukseset tona të përbashkëta. Të dy lideret u pajtuan që të takohen personalisht së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq

Kronika e Zezë
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri

Lajme
Kalo në kategori