Zëvendësministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Myzejene Selmani, ka vizituar Panairin e Prodhimeve Bujqësore në Vushtrri, i cili është organizuar nga shoqata “Gratë e Studimes” dhe është përkrahur nga MBPZHR-ja.
Me këtë rast, zëvendësministrja Selmani, duke i përgëzuar për organizimin e këtij panairi, i cili sipas saj është një mundësi më e mirë e promovimit të prodhimeve vendore, ka theksuar se gratë fermere në vazhdimësi do ta kenë mbështetjen e ministrisë në zgjerimin e aktiviteteve të tyre bujqësore.
“Përkrahja financiare institucionale për gratë që merren me veprimtari bujqësore do të rritet në vazhdimësi. Në kuadër të programit për bujqësi dhe zhvillim rural të MBPZHR-së gjatë këtij do të përkrahim shumë gra fermere, me qëllim të krijimit të mundësive për avantazhimin e grave në zhvillimin e veprimtarive të tyre bujqësore”, ka thënë Selmani.
Ajo ka theksuar se krahas gjithë kësaj mbështetje për gratë fermere, duhet të bëhet edhe më shumë për përforcimin e rolit të grave në bujqësi, me qëllim të përmirësimit të aftësive të tyre dhe krijimit të mundësive për tregtimin e prodhimeve bujqësore.
Gjatë ditës zëvendësministrja Selmani ka vizituar fermerën, Anduena Jusufi, e cila merret me blegtori dhe Maliqe Mustafa, e cila merret me bletari, të dyja nga Komuna e Mitrovicës, e të cilat kanë qenë përfituese të granteve investive të MBPZHR-së.
Me këtë rast zëvendësministrja ka parë nga afër veprimtarinë bujqësore që zhvillohen në fermat e këtyre fermerëve dhe me këtë rast ju ka premtuar se përkrahja për gratë fermere nuk do të mungojë asnjëherë./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre