Në ditën e dytë të vizitës së zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kurtan Kajtazi, në Bursa të Turqisë, u takuan me Oden e Tregtisë në Bursa, ku realizuan biseda dhe prezantuan më për së afërmi mundësitë e investimeve në Kosovë, lehtësirat të cilat i ofron vendi ynë për bizneset të cilat investojnë si dhe i njoftuan udhëheqësit e Odes për Aprovimin e Ligjit për Investime Strategjike.
Të dy zëvendësministrat dhe ekipi i tyre u takuan edhe me Shoqatën e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Bursës dhe Shoqatën e Biznesmenëve “Rumelisiad”, ku biseduan me udhëheqësit e këtyre shoqatave për mundësitë e investimeve në vendin tonë, si dhe lehtësirat që u ofron Kosova për të bërë biznes.
Zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës shfrytëzuan rastin të vizitojnë dhe të takojnë përfaqësuesit e Shoqatës së Shqiptareve në Bursa, ku biseduan me ta për jetesën e tyre, vështirësitë që ballafaqohen, dëshirën e tyre për ta vizituar Kosovën, si dhe për mundësitë e investimeve të kapitalit të tyre edhe në Kosovë.
Gjatë kësaj vizite, zëvendësministrat kosovarë vizituan edhe Shkollën Profesionale “BUTGEM” në Bursa, ku panë në afërsi se si zhvillohet arsimi dhe kushtet që ofron kjo shkollë për gjeneratat e reja. Përfaqësuesit e kësaj shkolle shprehën interesimin e hapjes së një shkolle të tillë edhe në Kosovë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën