LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësministri i Jashtëm: Pavarësisht aplikimit për Interpol, Kosova mund të tërhiqet nga votimi (Video)

Zëvendësministri i Jashtëm: Pavarësisht aplikimit për Interpol, Kosova mund të tërhiqet nga votimi (Video)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Anton Berisha ka thënë se pavarësisht se është bërë aplikimi për Interpol, Kosova mund të tërhiqet nga votimi nëse s’ka mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë.

Berisha, në “Dossier D” në RTV Dukagjini, ka thënë se herën e fundit aplikimi i Kosovës në Interpol u politizua shumë nga Serbia me ç’rast Kosova nuk arriti të anëtarësohet në këtë organizatë të sigurisë.


Zëvendësministri i Punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës ka thënë se do të kërkojë nga BE që Serbia ta respektojë marrëveshjen që kanë bërë në Bruksel për mos pengimin e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

“Në BE do të kemi një strukturë të re pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian. Këto institucione do të konsolidohen në tetor dhe ndoshta nuk do të kenë shumë kohë për t’i bërë presion Serbinë për këtë çështje, por ne do ta vlerësojmë situatën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Unë nuk jam për ta sfiduar Kosovën edhe njëherë në këtë proces nëse nuk arrijmë me partnerët tonë ndërkombëtarë të krijojmë një atmosferë pozitive e cila është shpresuese. Do ta shqyrtojmë nëse duhet të shkojmë në votim ose jo”.

Berisha thotë se anëtarësimi në Interpol parasegjithash është një proces teknik dhe sipas tij policia jonë i plotëson këto kritere teknike por ky kriter nuk mjafton.

“Nën esencë procesi është politik dhe diplomatik. Vendimet nuk i marrin policitë shtetërore…Nëse ne nuk arrijmë të krijojmë nja ambient që jep gjasat për t’u anëtarësuar duhet ta shqyrtojmë procesin”.

Ai thotë se në situatën e fundit në Interpol votimi ka qenë pothuajse 50-50 dhe sipas tij Kosova duhet të shqyrtojë me kujdes si po shkon bashkëpunimi me aleatët.

“Nëse kalohet përsëri në rrafsh politik do të jetë një betejë e re që në duhet të shkojmë symbyllur dhe ta rishqyrtojmë këtë çështje”, tha Anton Berisha./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori