Qeveria e Kosovës ka vendosur përfundimisht që mos të lejojë importimin e automjeteve më të vjetra se 10 vjet.
Ani se janë formuar grupet punuese për plotësim ndryshimin e Ligjit për Automjete, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka thënë se nuk vjen në shprehje heqja e kufizimit të vjetërisë së automjeteve.
Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ditë më parë ka paralajmëruar se para pushimit të deputetëve do të iniciojë sërish nismën ligjore në Kuvend për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete, i cili mundëson lejimin e importit të veturave më të vjetra se 10 vjet.
Zëvendësministri Durmishi thotë se lejimi importit të automjeteve më të vjetra se dhjetë vjet, do të ndikonte në rritjen e ndotjes së ambientit në Kosovë.
“Një ndër pikat që është diskutuar në Grupet punues ka qenë edhe kjo për vjetërsinë e automjeteve. Natyrisht që për neve është e rëndësishme ambienti, që mos të lejojmë që numri i madh i automjeteve ta rris ndotjen e ajrit në Kosovë. Dhe jemi duke synuar që të krijojmë mekanizma përmes kontrolleve teknike edhe përmes formave të tjera që ta ulim sa më shumë ndotjen që shkaktohet prej automjeteve. Prandaj aktualisht nuk vjen në shprehje ta heqim kufizimin për vjetërsinë e automjeteve, sepse kjo ndikon pastaj në rritjen e ndotjes këtu në Kosovë”, thekson Durmishi për KosovaPress.
Ai ka treguar kohen kur Kosova mund të lejojë importin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
“Për këtë mund të flasim pasi që të krijojmë një situatë të tillë kur mund ta ulim emetimin e gazrave prej automjete përmes formave të ndryshme, siç është vendosja e disa filtrave shtesë të të gjitha automjeteve. Pastaj, mund të flasim për rritjen e vjetërsisë së automjeteve”, ka treguar ai.
Durmishi e kupton gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve, por thotë se primare është shëndeti i qytetarëve.
Sipas Durmishit, vjetërsia mesatare e automjeteve në Kosovë është 19 vjet.
“Po, por kjo ka të bëj që është një numër i madh i automjeteve në Kosovë. Vjetërsia e automjeteve mesatare është 19 vjet që janë në Kosovë. Nëse ne këtë e rrisim, atëherë do ta rrisim importin e makinave të vjetra prej vendeve që dëshirojnë që t’i largojnë automjetet nga vendet e tyre. Prandaj kjo do të ndikojë në rritjen e ndotjes dhe për neve primare është shëndeti i qytetarëve”, thotë Durmishi.
Derisa kundër lejimit të importit të veturave të vjetra janë shprehur edhe ambientalistët dhe njohës të ekonomisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel