Zëvendësimi i fërkuesve të frenave - a duhet t’i bëjmë në të katër rrotat?

Koha ka ardhur për të zëvendësuar fërkuesit e frenave në automjet?
Nëse janë të amortizuar, ato përbëjnë një kërcënim për sigurinë.
Por, nëse zëvendësohen vetëm në një rrotë, cilat rrota duhet të zëvendësohen më pas?
A zëvendësohen fërkuesit në të njëjtën bosht apo duhet të zëvendësohen në të katër rrotat?
“Në praktikë, kur bëhet fjalë për frenat me disk, gjithmonë zëvendësohen fërkuesit në të njëjtën bosht. Në fakt, vetëm kështu mund t’i blejmë. Nëse bëhet fjalë për boshtin e përparmë, fërkuesit zëvendësohen në rrotën e majtë dhe të djathtë përpara”, tha Marin Morava, këshilltar teknik në Klubin Kroat të Automobilistëve.
“Nuk është e domosdoshme që menjëherë të zëvendësohen fërkuesit në boshtin e pasmë, sidomos nëse ata ende nuk janë shterur. Duhet të maten edhe disqet dhe të kontrollohet nëse mund të përdoren ende brenda tolerancës. Nëse nuk janë konsumuar më shumë se dimensioni i lejuar, mund të përpunohen me makinë (të kthehen) në mënyrë që diskët dhe fërkuesit të përshtaten për funksionimin optimal të frenave”, përfundoi ai. /Telegrafi/


































