LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësguvernatori i BQK: Qytetarët e Kosovës e përmbyllin vitin me rreth 3 miliardë euro kredi në banka komerciale

Zëvendësguvernatori i BQK: Qytetarët e Kosovës e përmbyllin vitin me rreth 3 miliardë euro kredi në banka komerciale

Zëvendësguvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës, Sokol Havolli, është shprehur i kënaqur me performancën e sistemit bankar në Kosovë.

Havolli, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se pavarësisht taksës ndaj produkteve serbe, shumë produkte nuk kanë mundur të zëvendësohen nga prodhimi vendor.

Ai ka thënë se pavarësisht mbështetjes që ministritë përkatëse u kanë dhënë, prodhimi i drithërave nuk ka qenë i dëshirueshëm dhe importet e Serbisë janë zëvendësuar me ato nga vendet e rajonit apo më gjerë.

“Kosova ka një kapacitet prodhues por nuk ka mundur të shfrytëzohet në maksimum edhe për shkak të konkurrencës”.

Havolli thotë se taksa ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të konsumit sidomos në produktet ushqimore por sipas tij nuk ka qenë shumë substanciale, përcjell Telegrafi.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qëndrore të Kosovës ka thënë se sektori bankarë ka pasur ngritje në vitin 2019 e që sipas tij kjo nënkupton edhe rritje të kreditimit.

“Në bazë të statistikave zyrtare deri në muajin tetor të këtij viti tregje se ka një nivel të kredive prej 2,980,000,000 eurove që nënkupton se pasur rritje prej rreth 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar”.

Havolli ka thënë se burim kryesor për financimin e kredive mbeten depozitat e qytetarëve të cilat kanë arritur vlerën prej 3,750,000,000 eurove e që nënkupton një rritje e shëndetshme prej rreth 16%. Kjo është një tregues se besueshmëria në sektorin bankarë është mjaft i lartë”.

Zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se vlen për t’u theksuar se normat e interesit që bankat kanë ofruar nga viti në vit janë në rënie.

“Momentalisht normat mesatare të interesit sillen rreth 6.1% ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kanë qenë 6.6%”.

Ai thotë se këto norma mund të konsiderohen si të krahasueshme me vendet e rajonit./Telegrafi/