LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Gjithsej 57 kandidatë garojnë për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Zekiri: Gjithsej 57 kandidatë garojnë për anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

Gjithsej 57 kandidatë do të jenë në procesin e përzgjedhjes për shtatë anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, deputeti Muhamed Zekiri tha se procedura për intervistimit të kandidatëve që do të jetë publike do të fillojë nesër dhe duhet të përfundojë të mërkurën, më 6 shkurt. Çdo kandidat do të ketë 30 minuta për t’iu përgjigjur pyetjeve që do t’i parashtrohen nga ana e anëtarëve të Komisionit përzgjedhës, si dhe anëtarëve të Akademisë, Avokatit të Popullit, gazetarëve, aktivistëve të shoqërive qytetare të cilët kanë aplikuar për të qenë pjesë e këtij procesi të intervistimit.


E gjithë procedura për zgjedhjen e Komisionit Shtetëror për Parandalimin të Korrupsionit duhet të përfundojë më 8 shkurt, me votimin në seancën plenare të Kuvendit.

“Ne planifikojmë të përfundojmë punën deri të mërkurën pas së cilës do t’i japim kohë Komisionit për zgjedhje dhe emërime për ti kaluar kandidatët që do të zgjidhen dhe për t’i dhënë kohë kryetarit të Kuvendit për të thirrur seancën plenare në të cilën duhet të votohen anëtarët e propozuar”, tha Zekiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori