Zeqiri: 2015 do të jetë edhe më i suksesshëm

“Vitin 2014 ka qenë i rëndësishëm në aspektin personal, sepse kam vazhduar traditën të jam kampione e Kosovës, po ashtu i kam përmirësuar katër rekorde personale. Kam marrë pjesë në shumë gara ndërkombëtare, përfshirë edhe në Serbi”, tha fillimisht Zeqiri për Epokën e Re.
“Hapja e pishinës ‘Step’ është ngjarja më e bukur në sportin e notit, pasi në sportistët tash i kemi kushtet optimale për stërvitje. Prej 1 janarit filloj me program të veçantë për Lojërat Olimpike dhe do të synoj të paraqitem sa më mirë në secilën garë që paraqitem. Sporti i Kosovës në përgjithësi ka lëvizje përpara, kurse viti 2015 do të jetë edhe më i suksesshëm nga të gjithë sportistët”, ka thënë Zeqiri. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/01/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































