eksperti ad

Një histori e rëndë ka ndodhur në një familje, kur babai e sulmoi nënën e foshnjës së tij.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Mark Mahoney e sulmoi Vikki Hull, pikërisht në shtëpinë e babait të saj në Liverpool.


m1 1

Dëshmitar i ngjarjes së tmerrshme ka qenë edhe babai i vajzës i cili e kishte gjetur në vajzën e tij të shtrirë në divan, në shtëpinë e tij.

Ndonëse fillimisht kishte menduar se po flinte, Babai i vajzës kishte shkuar në shtëpi pak pas mesnate, duke u ngjitur fillimisht në katin e dytë të shtëpisë. Kur kishte zbritur poshtë ai e kishte gjetur të bijën në divan dhe fillimisht kishte pandehur se ajo po flinte gjumë.

m2 1

Por kur ishte afruar, kishte vërejtur se vajza e tij nuk po lëvizte dhe nuk po merrte frymë, me çka edhe kishte lajmëruar policinë dhe emergjencën.

Ajo thuhet se me gjithë tentimet e mjekëve, ishte shpallur e vdekur në spital.

E gjithë kjo ngjarje thuhet se ka ndodhur për shkak se burri kishte qenë i dehur dhe “i zemëruar” sepse ajo i kishte thënë që të mos afrohej, madje duke i kërkuar edhe divorcin.

m3 1

Siç ka thënë vetë ai, ai nuk kishte tentuar ta mbyste, vetëm se sa për ta trembur.

Ai më pas është arrestuar dhe është dënuar me burg të përjetshëm. /Telegrafi/