LAJMI I FUNDIT:

Zendaya shfaqet mahnitëse me fustanin e veçantë nga Roberto Cavalli

Zendaya shfaqet mahnitëse me fustanin e veçantë nga Roberto Cavalli

Zendaya u shfaq në tapetin e kuq të Ballon D’Or në Paris të hënën në një stil mahnitës, e veshur me një fustan të markës Roberto Cavalli me shpinë të hapur.

Shpina interesante kishte detaj të veçantë, në dukje pjesërisht akrep, i krijuar me metal ngjyrë ari.


Duke lënë në qendër të vëmendjes bizhuteritë e brendshme të fustanit, ajo e kombinoi atë me një topuz elegant, të ndarë anash dhe një palë vathë ari të trashë nga marka Jennifer Fisher.

Një fans nuk mund të mos e lidhte fustanin rrëqethës, i cili vjen nga koleksioni i vjeshtës 2000 i Cavalli, me rolin e aktores në “Spider-Man”.

“Zendaya si Dr. Octapod , por bëje trendi”, shkroi përdoruesi në Instagram, duke postuar foto krah për krah të pjesës së pasme të fustanit të yllit dhe Doc Ock me krahë metalik.

Zendaya ndau menjëherë postimin, duke shtuar, “Ne e duam një referencë”.


E preferuara e “Euphoria”, e cila mori pjesë në festën në krahun e të dashurit të saj, njëherësh aktori i “Spider-Man”, Tom Holland , shpesh zgjedh dizajne të vjetra për të bërë një deklaratë në tapetin e kuq.

Tash e një kohë, Zendaya po kthehet në një ikonë të vërtetë mode, duke marrë vëmendje të plotë në çdo paraqitje. /Telegrafi/