LAJMI I FUNDIT:

Zemaj takohet me gastronomet, bisedohet për masat e reja

Zemaj takohet me gastronomet, bisedohet për masat e reja

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve të Kosovës.

Në këtë takim siç ka treguar Zemaj me anë të një shkimi në Facebook, është biseduar për masat e reja që do të merren nga Qeveria në ditët në vijim.


Zemaj dhe gastronomët thuhet të janë pajtuar për zbatimin e rregullave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

“Me përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomeve, Petrit Kllokoqi dhe gastronomë nga qytetet e ndryshme të Kosovës bisedova për masat e reja që do të mirren nga qeveria në ditët në vijim. U dakorduam se të gjithë se bashku duhet t’i zbatojmë rregullat për të parandaluar përhapjen e virusit sikurse dhe udhëzimet që dalin nga Manuali për Mbrojtje nga Përhapja e COVID-19. Jemi të vetëdijshëm se pandemia nuk po e dëmton vetëm shëndetin tonë, por ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në ekonomi dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve. E më këtë po e cenon edhe mbijetesën ekonomike të shumë familjeve. Sqarova se jam i gatshëm që në çdo moment të takoj përfaqësuesit e bizneseve dhe këta të shohin nga afër angazhimet tona në luftën kundër virusit”, ka shkruar Zemaj.