Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se është shqetësuese numri i lartë i të infektuarve në Prishtinë, brenda 24 orëve.

Zemaj ka thënë se komuna e Prishtinës, shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti COVID-19.


“Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve!”, ka shkruar Zemaj.

Ndryshe sot në vend janë konfirmuar 124 raste me coronavirus, ku prej tyre 72 raste janë vetëm në Prishtinë.

Postimi i plotë:Nga 974 mostrat e marra në 24 orët e fundit, 124 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19. Është shqetësues numri i madh i të infektuarve në Prishtinë ku shifra arrin në 72 brenda 24 orëve. Komuna, Shtabet emergjente, policia, Inspektoratet pres ta rrisin në maksimum kontrollin dhe zbatimin e masave anti Covid. Para një vendimi ndryshe për kryeqytetin, bashkë për të mirën e të gjithëve! Andaj u bëjë apel edhe qytetarëve, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/