LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga sot mund të hyjnë në Kosovë pa testin për COVID-19

Zemaj: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga sot mund të hyjnë në Kosovë pa testin për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë të ditur se nga sot, qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hyjnë në Kosovë pas testin PCR për COVID-19 dhe anasjelltas.

Zemaj ka thënë se nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për COVID-19.


“Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Me mikun tim, zëvendës ministrin e shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën, në Prishtinë.
Teksa po pinim kafe, po flisnim për një bashkërendim sa më të mirë të aktiviteteve që kanë të bëjnë me shëndetin e qytetarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Sipas parimit të reciprocitetit, qytetarët nga Republika e Maqedonisë së Veriut nga sot, mund të hyjnë në Kosovë pa testin PCR. Nga ky rregull përjashtohen shtetet që sipas ECDC klasifikohen shtete me rrezik të lartë për Covid-19.
Testet PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit.
Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme.
Duhet angazhim i përbashkët për shëndetin e qytetarëve të vendeve tona dhe rajonit! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori