Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, në InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se nëse Ramush Haradinaj do ta bënte Qeverinë, atëherë ajo nuk do të zgjaste më shumë se gjashtë muaj.
“Besoj se një qeveri e tillë që formohet në këtë formë, me këtë sistem që kemi dhe me grupin e madh minoritar, nuk do të ketë jetë më shumë se gjashtë muaj. Edhe nëse opozita do të jetë e ngadaltë për të kërkuar ndryshim dhe zgjedhje të jashtëzakonshme, nuk besoj se do të zgjasë gjashtë muaj”, tha ai
Lidhur me të ardhmen e LDK-së, ai thotë se preferon që të shkojnë në opozitë, pasi “kjo do t’i konvenonte subjektit për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme lokale”.
“Nuk është asgjë e dëmshme nëse jemi pjesë e fuqishme e opozitës, duke e ruajt edhe substancën e edhe atë trashëgim politike që kemi për ndërtimin e institucioneve të vendit. Kjo do t’i ndihmojë reformimit të LDK-së dhe në një afat shumë më të shkurt. Do të ketë zgjedhje dhe LDK do të dalë partia e parë”, tha ai.
Për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e fundit ai përmendi edhe faktin se ka pasë largime nga lista të njerëzve që kanë merituar të jenë pjesë, ndërsa shtoi se edhe elektorati nuk e duroi koalicionin me PDK-në. /RTV D/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës
MPB: Serbia ka ndaluar sot 10 pjesëtarë të Policisë së Kosovës, pesë nuk janë liruar ende
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE