LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Pothuajse çdo i vdekur nga COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të rënda shoqëruese

Zemaj: Pothuajse çdo i vdekur nga COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të rënda shoqëruese

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se pothuajse të gjithë pacientët që kanë vdekur nga virusi COVID-19, kanë pasur edhe sëmundje të rënda shoqëruese.

Zemaj gjatë konferencës për media ka thënë se të gjitha rastet që kanë rezultuar me virusin COVID-19 janë në evidencë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

“Në momentin që kam pranuar detyrën, jam njoftuar me trajtimin e rasteve të cilat kanë pësuar me fatalitet, të cilat janë në evidencë të IKSHPK-së e që kanë rezultuar me infeksionin COVID-19. Jam interesuar në detaje qoftë edhe për sëmundje të tjera. Dhe me përgjegjësi të plotë kam kërkuar që në raport të përfshihet çdo detaj dhe kjo është duke u përdorur. Zyra jonë e informimit, drejtori i departamentit të informimit i ka të gjitha detajet të cilat janë të përfshira në bazë të protokollit. Ju e dini që është ligji për mbrojtjen e të dhënave dhe i cili nuk na lejon që ne t’i shpalosim, por pothuajse çdo person i cili ka rezultuar me fatalitet ka pas sëmundje të rënda përcjellëse, qoftë edhe nga ata që nuk kanë arritur të jenë në Klinikën Infektive por kanë humbur jetën rrugës”, ka thënë ai.

Ministri Zemaj po ashtu tregoi se ka marr përsipër ta zgjidh edhe çështjen e mjekëve specializantë të Kosovës.

“Do të zgjidhim njëherë e përgjithmonë problemin e specializantëve. Kam themeluar bordin shkollor për specializim, nuk do të lejojnë që mjekët të ikin nga Kosova vetëm pse shteti nuk po mund të zgjidh këtë çështje. E kam marr si përgjegjësi këtë”, ka thënë ndër të tjera ministri Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori