LAJMI I FUNDIT:

Zemaj përplaset me analistin Raci për vaksinat dhe menaxhimin e pandemisë

Zemaj përplaset me analistin Raci për vaksinat dhe menaxhimin e pandemisë

Ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe analisti Gazmir Raci janë përplasur në “Debat Plus” në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Raci thotë se Kosova është vonuar shumë me procesin e sigurimit të vaksinave.


Ai thotë se në këtë periudhë nuk mund të fajësohet ministri Vitia pasi sipas tij edhe vet qytetarët dhe bizneset nuk kanë respektuar masat anti-COVID.

Analisti ka fajësuar ish-ministrin Zemaj për hapje të vendit në kohën kur Kosova shkoi në zgjedhje të përgjithshme, përcjell Telegrafi.

“Gjatë fushatës zgjedhore ku ju ishit ministër kanë qenë të mbushura sheshet dhe odat”, ka akuzuar Raci, Zemajn.

Ish-ministri Zemaj thotë se asnjë masë kufizuese nuk është populiste dhe nuk sjellin vota, por sipas tij nuk duhet të dëgjohen grupet e interesit kur është në pyetje shëndeti i qytetarëve.

“Asnjë masë nuk të sjellë vota. Kështu ndodh në gjithë botën. Por vetëm tash kjo qeveri ka vepruar me këtë logjikë që masat të sjellin ndonjë votë. Qeveria e tanishme ka shuar Komitetin për menaxhimin e pandemisë dhe nuk konsulton askënd për masat e reja”, deklaroi Zemaj.

“Po të mos ishte hapur Kosova, çfarë kishit bërë ju në Kuvend. Kishit akuzuar qeverinë se nuk e do mërgatën. Po na ikë mërgata në Shqipëri…, e shumë akuza tjerë do të kishit bërë…Ju çfarë bëtë sollët frigoriferët por jo vaksinat”, ka replikuar Raci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori