LAJMI I FUNDIT:

Armend Zemaj përkujton Tahir Zemajn në 18-vjetorin e vrasjes: Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare

Armend Zemaj përkujton Tahir Zemajn në 18-vjetorin e vrasjes: Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka përkujtuar xhaxhain e tij, Kolonel Tahir Zemajn në 18-vjetorin e vrasjes.

Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se homazhet për Tahir, Hasan dhe Enis Zemajn janë momente të rënda, por edhe momente krenarie.


“Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, me miq e dashamirë nga të gjitha trojet tona, na gjen në Strellc pranë vendit këtu, ku pushojnë përjetësisht, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani. Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luften çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre. Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj”, shkruan Zemaj.

Ndryshe, sot janë bërë 18 vite nga vrasja e kolonel Tahir Zemajt, Enis Zemajt dhe Hasan Zemajt.

Mustafa kujton vrasjen e Tahir Zemajt: Kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë
Lexo po ashtu Mustafa kujton vrasjen e Tahir Zemajt: Kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka shkruar se më 4 janar të vitit 2003 Kosova u trondit nga një ngjarje e tmerrshme, nga vrasja e kolonët Tahir Zemaj.

“Tahir Zemaj, ishte një profil i lartë ushtarak, i shkolluar dhe shumë i përgatitur për taktika lufte, të cilat i jetësoi duke u inkuadruar në Ushtrinë̈ Çlirimtare të Kosovës. Ai pas vetes afroi djemtë më të mirë të Dukagjinit, me idealin e vetëm çlirimin, e Kosovës”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa ka thënë se për vrasjen tronditëse tash e gati dy dekada nuk dihet asgjë, ndërsa ne si LDK, familjarët dhe të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre kërkojmë që kriminelët të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. /Telegrafi/