LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Zemaj: Mos na impononi gjendjen e jashtëzakonshme, më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sërish ka bërë apel tek qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19, në mënyrë që të mos imponohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Zemaj, në një postim në Facebook, ka thënë  se i dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur pasi virusi rëndon gjendjen e popullatës, rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë.


“Ju po harroni se s’po vendosni maskën. S’po respektoni rregullat antivirus. Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi. Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur”, u shpreh Zemaj.

Postimi i plotë i Zemajt:

“Secili sytë të Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria.
Ju po harroni se s’po vendosni maskën.
S’po respektoni rregullat antivirus.
S’mund t’ju vëmë secilit nga ju nga një polic mbrapa që të disiplinoheni.

Si shoqëri, qytetarë, familjarë, individë, ti je përgjegjës të mos e çon virusin në shtëpi.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.
Virusi rëndon gjendjen e popullatës (rrezikon shëndetin, shqetëson secilin, çrregullon ekonominë dhe çmimet e ushqimeve, humbje të vendeve të punës, rrit varfërinë).
Rrit krimin (shton vjedhjen, dëmton rendin publik).
Hileqarët e shfrytëzojnë për grumbullime njerëzish në rrugë ku shtohen infeksionet.
Rrit kërkesën për ndihma sociale, vë në pikëpyetje hapjen e kufijve, hapjen e shkollave që funksionojnë edhe gjatë kësaj kohe.
Mund të rris pakënaqësinë e secilit.
Mos na impononi vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Nuk jemi qeveri represive, por shtet demokratik.
Më dhemb shpirti ta shoh Kosovën e mbyllur.

Vendos maskën!
Mbaje higjienën!
Respekto rregullat!
Mos u Shliro edhe ti je përgjegjës!”, ka shkruar Zemaj. 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës, për të vlerësuar gjendjen pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe viktimave nga COVID-19.

Hoti tha se ka njoftuar kryetarët e komunave që me këtë trend të rritjes së numrit të rasteve të reja, duhet të konsiderohet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar”, tha Hoti.

Të premten në mbrëmje ​Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar marrjen e masave të rrepta kundër përhapjes së coronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Ndërkaq, tre persona kanë vdekur nga coronavirusi i ri gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 9.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 205 raste të reja me koronavirus pas testimit të 388 mostrave.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4,512, kurse numri i rasteve aktive është 2,259. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori