LAJMI I FUNDIT:

Zemaj me mesazh para vitit të ri shkollor: T’i përmbahemi rekomandimeve dhe ta mposhtim virusin

Zemaj me mesazh para vitit të ri shkollor: T’i përmbahemi rekomandimeve dhe ta mposhtim virusin

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka përzgjedhur shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan për të përçuar mesazhin te prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit para fillimit të vitit të ri shkollor nesër në Kosovë.

Ai me këtë rast ka përkujtuar rëndësinë e madhe që ka përmbajtja e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për parandalimin e koronavirusit në mjediset shkollore, në mënyrë që procesi mësimor të mos ndërpritet.


“Nesër është ditë shumë e rëndësishme për më të dashurit tanë, nxënësit. Po fillon Viti i ri shkollor. Nga këtu, nga shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku unë fillova ditën e parë të shkollës, kërkoj nga Ju, ta shtoni kujdesin për nxënësit, fëmijët tuaj edhe në këtë fazë të ndjeshme. Ju lus që t’i inkurajoni ata për kujdes të shtuar gjatë shkuarjes dhe ardhjes nga shkolla dhe vazhdimisht, të respektojnë rregullat për pengimin dhe luftimin e pandemisë”, tha Zemaj.

Ai bëri të ditur se respektimi i këtyre rregullave, do të sjell vit të suksesit edhe në mësim- nxënie.

“COVID-19 tashmë është mes nesh, duhet të kemi kujdes, duke iu përmbajtur rekomandimeve, ne duhet të vazhdojmë me sukses mësimin në shkolla, të fitojmë edhe betejën kundër virusit e gjithsesi edhe betejën për dije.”

“Mësimdhënës të çmuar, prindër dhe nxënës të dashur, urime fillimi i Vitit të ri shkollor! Bashkë mund t’ia dalim! Vendose maskën! Mbaje higjienën! Ruaje distancën”, ka shkruar Zemaj, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori