LAJMI I FUNDIT:

Zemaj kërkon që MSH-ja dhe qeveria tu dalin në ndihmë fëmijëve të prekur me sëmundjen fibrozë cistike

Zemaj kërkon që MSH-ja dhe qeveria tu dalin në ndihmë fëmijëve të prekur me sëmundjen fibrozë cistike

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili që të shqyrtojë kërkesat e prindërve të cilët kanë të prekur fëmijët me sëmundjen fibrozë cistike.

Ai ka theksuar se medikamentet e tyre nuk janë të përfshira në listën esenciale të barnave dhe se trajtimi i kësaj sëmundje ka kosto të madhe.


Zemaj ka thënë se kjo është një sëmundje e panjohur në Kosovë, gjersa ka kërkuar që barnat për trajtimin e kësaj sëmundje të jenë në listën esenciale të barnave.

“Janë rreth 125 fëmijë të evidentuar me këtë sëmundje. Ministër Ismaili ju lus që ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të ishte mirë që shteti i Kosovës të gjejë mundësi buxhetore dhe financiare që t’ju ndihmojnë këtyre fëmijëve. Ju lus ta merrni parasysh këtë gjë dhe ta trajtoni dhe ti jepni prioritet kësaj kategorie”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë shoqata për pacientët me Fibrozë Cistike i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e medikamenteve për trajtimin e kësaj sëmundje, të ketë repart të veçantë në Klinikën e Pediatrisë për të prekurit nga kjo sëmundje, trajnimet profesionistëve për këtë sëmundje jashtë vendit, përkrahjen e fushatës për Fibrozë Cistike si dhe përkrahjen me subvencione. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori