LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Presidenti gjerman nuk ka kërkuar të takohet me mua

Zelensky: Presidenti gjerman nuk ka kërkuar të takohet me mua

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se nuk iu afrua një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier pas raportimeve se Ukraina refuzoi të takohej me të parin e shtetit të Gjermanisë.

Gjatë një konference për shtyp sot pas takimit me presidentin polak dhe të tre vendeve të tjera baltike, ukrainasi deklaroi se nuk ka pasur kërkesë për takim.


“Për këtë vizitë nuk na është drejtuar zyrtarisht as presidenti gjerman dhe as nga zyra e presidentit gjerman”, tha shkurtimisht Zelensky, raporton theguardian.

Presidentët e Polonisë, Andrzej Duda, Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe Letonisë, Egils Levits, në Borodianka pranë Kievit, Ukrainë.

Steinmeier, një mbështetës i pajtimit të Ukrainës me Rusinë, kishte thënë më herët se zyrtarët ukrainas kishin refuzuar të takoheshin me të.

Pse presidenti gjerman 'nuk është i mirëpritur' në Ukrainë?
Lexo po ashtu Pse presidenti gjerman 'nuk është i mirëpritur' në Ukrainë?

Një zyrtar ukrainas mohoi më vonë se Zelensky të kishte refuzuar vizitën e Steinmeierit.

Ndryshe, presidentët e Polonisë, Andrzej Duda, Lituanisë, Gitanas Nauseda dhe i Letonisë, Egils Levit janë takuar me presidentin ukrainas. /Telegrafi/