LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Greqia i është bashkuar zotimit të G-7

Zelensky: Greqia i është bashkuar zotimit të G-7

Greqia është bërë vendi i 14-të që i bashkohet deklaratës së përbashkët të Grupit të Shtatë (G7) për garancitë e sigurisë për Ukrainën.

Kështu tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili e ka falënderuar kryeministrin grek.


“Falënderoj kryeministrin Kyriakos Mitsotakis për angazhimin në partneritetin greko-ukrainas. Ne po punojmë së bashku në rrugën e Ukrainës drejt NATO-s”, shkroi Zelensky në Telegram.

Përveç Greqisë, vendet që i janë bashkuar tashmë deklaratës, të shpallur në samitin e NATO-s në Vilnius në muajin korrik, janë Belgjika, Danimarka, Irlanda, Islanda, Spanja, Norvegjia, Holanda, Portugalia, Rumania, Finlanda, Republika Çeke, Suedia. dhe Letonia.

Garancitë e sigurisë duhet të jenë angazhime të qarta dhe afatgjata që synojnë forcimin e aftësisë së Ukrainës për t’i rezistuar agresionit rus.

Ata gjithashtu do të fokusohen në sanksionet, ndihmën financiare dhe rindërtimin e pasluftës.

Në muajin gusht, Zelensky tha se gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, paketa e garancive të sigurisë për Ukrainën do të bëhet më konkrete. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Hodhi foshnjën e sapolindur në koshin e plehrave në Greqi - pamje nga momenti kur babai e mban në dorë dhe ecën drejt kazanëve

Greqia
“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

“Kështu i bëja për vete zyrtarët e huaj”, ish-agjentja vjen me një rrëfim të rrallë për mediat amerikane

Evropa
Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Zbulohet plani i ri i NATO-s për Ukrainën - 300 mijë ushtarë do të jenë në gjendje gatishmërie

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
Kalo në kategori