LAJMI I FUNDIT:

Zelensky fton Trumpin në Ukrainë: Eja, por ndale luftën për 24 orë

Zelensky fton Trumpin në Ukrainë: Eja, por ndale luftën për 24 orë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje ish-presidentit amerikan, Donald Trump që ta vizitojë Ukrainën, me një qëllim të vetëm.

Zelensky ia ka bërë ftesën Trumpit me qëllim që ai të ndajë planin për ndërprerjen e luftës në Ukrainë, e kjo sipas liderit ukrainas, të bëhet brenda “24 orëve”, transmeton Telegrafi.

Donald Trump thotë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë "brenda një dite"
Lexo po ashtu Donald Trump thotë se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë "brenda një dite"

“Të lutem, Donald Trump, të ftoj ne Ukrainë, Kiev. Pra, nëse mund ta ndaloni luftën për 24 orë, mendoj se mund të jetë e udhës të vini… Ndoshta Donald Trump ka një ide të vërtetë dhe mund ta ndajë me mua”, ka deklaruar Zelensky në një intervistë për mediumin britanik, Channel 4.

Trump dëshiron të kthehet në Shtëpinë e Bardhë nëpërmjet zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në nëntorin e 2024-s. Agresionin rus ai pati thënë se mund t’i jepte fund për 24 orë.

Trump tha se do ta përfundonte për 24 orë luftën në Ukrainë, reagon Zelensky
Lexo po ashtu Trump tha se do ta përfundonte për 24 orë luftën në Ukrainë, reagon Zelensky

Deklarimeve të Trumpit i ishte përgjigjur Zelensky atëbotë, duke shtuar se do t’i duheshin 24 minuta “për t’i shpjeguar se si nuk mund ta menaxhojë këtë luftë”.

Trump pati paralajmëruar se nëse nuk ndërpritet lufta e nisur më 24 shkurt të 2022-s në Ukrainë, bota do të përballet me luftë të tretë botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

E kishte nxjerrë për shëtitje në oborrin e Shtëpisë së Bardhë, qeni i presidentit amerikan kafshon një agjent të Shërbimit Sekret

Amerika
Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Konvoji i tankeve dhe autoblindave ruse shkatërrohet nga ukrainasit në afërsi  të Avdiivkas

Evropa
Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Vriten tetë ushtarë izraelitë në Gazë

Botë
Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Gjashtë të burgosur të ISIS-it marrin peng gardianët e një burgu në Rusi, kërkojnë vetura dhe armë

Evropa
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,160 ushtarë tjerë dhe 58 sisteme artilerike në 24 orët e fundit

Evropa
Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerikani u kollit, pastaj ndjeu një dhimbje në stomak - ngriti këmishën nga frika dhe pa një vrimë prej 7 centimetrash

Amerika
Kalo në kategori