LAJMI I FUNDIT:

Zelensky i bën thirrje bashkëkombësve për unitet në prag të Ditës së Pavarësisë: Duhet të luftojmë për fitore

Zelensky i bën thirrje bashkëkombësve për unitet në prag të Ditës së Pavarësisë: Duhet të luftojmë për fitore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje bashkëkombësve që të bashkohen dhe të luftojnë në prag të Ditës së Pavarësisë, kur edhe do të mbushen gjashtë muaj nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

“Duhet të luftojmë për fitore të Ukrainës, kemi akoma shumë punë, duhet të jemi të bashkuar”, shtoi Zelensky në videon e tij më të fundit, me të cilën i drejtohet kombit ukrainas, transmeton Telegrafi.


Ukraina javën e ardhshme – përkatësisht më 24 gusht shënon Ditën e Pavarësisë – e kjo datë njëherit shënon gjashtëmujorin që kur filloi pushtimi rus në Ukrainë.

Gabimet ruse para fillimit të pushtimit të Ukrainës, spiunët e FSB-së e kishin ditur që ukrainasit do t’ju rezistojnë – por nuk i kishin treguar Putinit
Lexo po ashtu Gabimet ruse para fillimit të pushtimit të Ukrainës, spiunët e FSB-së e kishin ditur që ukrainasit do t’ju rezistojnë – por nuk i kishin treguar Putinit

Zelensky ka paralajmëruar se si forcat ruse atë ditë mund ta shfrytëzojnë për të kryer sulme brutale.

“I tillë është armiku ynë”, shtoi Zelensky – duke theksuar se terrori rus në Kharkiv dhe Donbas nuk ka të ndalur.

Vajza e mikut të ngushtë të Putinit humb jetën, vetura e saj hidhet në erë – babai shikon mjetin motorik duke u djegur
Lexo po ashtu Vajza e mikut të ngushtë të Putinit humb jetën, vetura e saj hidhet në erë – babai shikon mjetin motorik duke u djegur

Ai porositi se ditëve të ardhshme pret vizita të partnerëve të Ukrainës – duke pranuar se “lufta ka ndryshuar gjithçka për Ukrainën, Evropën dhe pjesën tjetër të botës”.

Sipas tij, qëllimi i Rusisë është poshtërimi i Ukrainës, duke përhapur frikë dhe konflikt – kështu që sipas tij nuk duhet të gjunjëzohen dhe të tregojnë pikat e dobëta. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

“Vajza ime ishte shënjestër e një atentati”, Sanduloviq: Regjimi kriminal në Serbi synon eliminimin tim dhe të vajzës sime

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Kalo në kategori