LAJMI I FUNDIT:

Zelensky bën hapin e parë për të zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes të kohës së luftës – tregon se kush do ta zëvendësojë atë

Zelensky bën hapin e parë për të zëvendësuar ministrin e Mbrojtjes të kohës së luftës – tregon se kush do ta zëvendësojë atë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë sonte se do t’i kërkojë parlamentit këtë javë që të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksii Reznikov dhe ta zëvendësojë atë me Rustem Umerov, kreun e fondit kryesor të privatizimit të Ukrainës.

Këtë njoftim, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai e ka bërë në fjalimin e tij të natës me video drejtuar kombit.


Reznikov, i cili u emërua ministër i mbrojtjes në nëntor të vitit 2021, luajti një rol kyç në sigurimin e ndihmës thelbësore ushtarake perëndimore për të mbështetur përpjekjet e luftës.

Por ai është përballur me akuza të vazhdueshme për korrupsion brenda ministrisë së tij, të cilat i ka karakterizuar si shpifje të pabaza.

Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”
Lexo po ashtu Ukraina thotë se “rimarrja e fshatit Robotyne hapi rrugën drejt Krimesë”

“Kam vendosur të zëvendësoj ministrin e Mbrojtjes të Ukrainës. Oleksii Reznikov ka kaluar më shumë se 550 ditë luftë në shkallë të gjerë”, tha Zelensky. “Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi”.

Miratimi i ministrit të ri të mbrojtjes duhet të kalojë përmes kanaleve parlamentare dhe parashikohet që shumica e ligjvënësve të Verkhovna Rada të miratojnë këtë ndryshim.

Kështu, presidenti Zelensky shprehu besimin e tij se parlamenti do t’i japë dritën jeshile emërimit të Umerov.

Umerov, një ish-ligjvënës 41-vjeçar me origjinë tatare të Krimesë, ka qenë në krye të Fondit të Pronës Shtetërore të Ukrainës që nga shtatori 2022 dhe ka qenë aktivisht i përfshirë në negociatat delikate të kohës së luftës, duke përfshirë ato që lidhen me marrëveshjen e grurit të Detit të Zi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori