LAJMI I FUNDIT:

Zekiri: Sulejman Rexhepi ka familjarizuar BFI-në, kush nuk e dëgjon atë largohet (Video)

Zekiri: Sulejman Rexhepi ka familjarizuar BFI-në, kush nuk e dëgjon atë largohet (Video)

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot në emisionin “Click Plus” në TV21 ka folur për zhvillimet e fundit dhe deklaratat e tij nga foltorja e Kuvendit në drejtim të udhëheqësit të Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi.

Zekiri tha se asnjëherë nuk do të ikë nga ballafaqimi me Sulejman Rexhepin dhe kërkoi nga ai që t’u përgjigjet pyetjeve që ai i shtroi në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Unë jam këtu si përfaqësues i mijëra votuesve dhe qytetarëve të Maqedonisë. Nuk kam frikë nga askush dhe nuk i iki ballafaqimit me askënd. Ndërsa ai është përfaqësues i 15 personave, kurse tani është bërë udhëheqës për vite me radhë. Të përjetshëm janë vetëm papa i Kishës Katolike dhe Ortodokse, ndërsa model tjetër nuk ka. Çështjet që kam ngritur në Parlament, janë shqetësim i besimtarëve muslimanë, të cilët ndoshta nuk e kanë guximin t’i thonë ato që i mendojnë”.

“Jam i vetëdijshëm se Maqedonia është shtet sekular, mirëpo askush nuk mund të sillet sikur është i paprekshëm. Shteti nuk ndërhyn në asnjë institucion, por duhet të kontrollohet puna e tyre. Nëse ai është i pastër atëherë vetë duhet të ftojë organet për kontrolle. Ne nuk përzihemi në punën e tyre, por ka ligje në shtet dhe ligji duhet të vlejë njëjtë për të gjithë”, tha mes tjerash Zekiri.

Deputeti i LSDM-së tha se Sulejman Rexhepi ka familjarizuar BFI-në dhe ai që nuk e dëgjon atë, menjëherë largohet nga ai institucion.

Zekiri shtoi se Sulejman Rexhepi ka keqpërdorur pozitën e udhëheqësve të muslimanëve në Maqedoni për vite me radhë.

“Ai merret me shantazhime të ndryshme dhe njerëzit nuk dalin të flasin publikisht. Ju e keni parë reagimin e qytetarëve. Ata nuk janë kundër BFI-së, por janë kundër Sulejman Rexhepit. Dhe ne gjithë duam që ai institucion të punojë si duhet”, tha Zekiri.

Deputeti i LSDM-së tha se ai nuk ka asnjë problem personal me udhëheqësin e BFI-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori