LAJMI I FUNDIT:

Zekiri paraqitet në gjykatë

Zekiri paraqitet në gjykatë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Muhamed Zekiri para pak çastesh është parë duke shkuar për në Gjykatën Penale të Shkupit.

Gjykatësi në procedurë paraprake dha urdhër në stacionin policor që ish-sekretari, Muhamed Zekiri të paraqitet para gjykatës.


Kujtojmë se Prokuroria gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Penale propozoi caktimin e masës së paraburgimit kundër Zekirit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Krahas Zekirit, hetimi i prokurorisë përfshin edhe dy shtetas të kroacisë./Telegrafi/