LAJMI I FUNDIT:

Zekiri kërkon që PSP-ja të hetojë BFI-në për vizat e Haxhit (Video)

Zekiri kërkon që PSP-ja të hetojë BFI-në për vizat e Haxhit (Video)

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, sot për Makfaks deklaroi se ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojë nëse kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, ka keqpërdorur vizat për shkuarje në Haxh.

Zekiri tha se ka kërkuar nga PSP që të hetojë nëse Sulejman Rexhepi ka biseduar ose bashkëpunuar me qeverinë e kaluar, ndërsa si bazë ka marrë raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për liritë fetare në vitin 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në raportin e DASH të vitit 2013 në mënyrë eksplicite thuhet se ai ka qenë i afërt me pushtetin e atëhershëm, që i kanë mundësuar kontakte konsullare me Arabinë Saudite, ndërsa vizat që i ka marrë i ka paguar nga 400 euro. Kjo tregon se udhëheqësi i BFI-së, Sulejman Rexhepi, ka keqpërdorur detyrën zyrtare”, tha Zekiri.

Ai shtoi se ka shumë njerëz që kanë konfirmuar dyshimet e tij, pasi në Haxh çdo vit shkojnë persona që vizat u janë paguar nga ana e Sulejman Rexhepit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori