LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Nuk do të hyjmë në koalicione parazgjedhore, edhe pse në politikë fjala “kurrë” nuk ekziston

Zeka: Nuk do të hyjmë në koalicione parazgjedhore, edhe pse në politikë fjala “kurrë” nuk ekziston

Partia Euroatlantike e Kosovës e sapo formuar nga Milaim Zeka, do të jetë partia më e re e cila do të garojë në zgjedhjet e parakohshme, që pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, në një deklaratë të dhënë për Telegrafin ka folur për procesin e zgjedhjeve, si dhe qëndrimin e partisë për koalicionet parazgjedhore.


“Për koalicione parazgjedhore deri tani kemi qëndrim që të mos hyjmë me askënd, dhe të shkojmë të vetëm në zgjedhje. Për arsye se çfarëdo kombinimi që bëjmë me çfarëdo partie, tradhtojmë elektoratin tonë, dhe mbi bazën e kësaj nuk kemi asnjë pretendim për ndonjë koalicion parazgjedhor, sidomos me partitë të cilat kanë qenë në pushtet”, ka thënë kryetari i PEK-ut, Milam Zeka.

Zeka shtoi se në politikë fjala “kurrë” nuk ekziston asnjëherë, mirëpo tani për tani është qëndrim i partisë që të mos kenë koalicione parazgjedhore.

“Programi ynë politik, ekonomik, ndryshon në mënyrë radikale nga programet e partive tjera, ne do të merremi me punë sociale, me shkolla, me çerdhe dhe nuk do të merremi me gjëra patriotike siç janë marrë partitë tjera”, theksoi ai.

Të gatshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, janë deklaruar edhe partitë tjera politike në vend.

Tri partitë që aktualisht janë në koalicionin qeverisës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, kanë thënë se nuk kanë vija të kuqe për ndonjë parti, por që në zgjedhje preferojnë të shkojnë të vetme.

Gjithashtu, partitë opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka dhënë qëndrimin e tyre për koalicionet parazgjedhore. Nga kjo parti kanë deklaruar se garës duan t’i hyjnë të vetëm.

Ndërsa, partia tjetër në opozitë, Vetëvendosje, ka bërë të ditur se janë në bisedime për një koalicion të mundshëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, teksa kanë shtuar se kanë vija të kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Për PDK-në vija të kuqe kanë thënë se do të kenë edhe Partia Socialdemokrate, ndërsa për partitë tjera janë të hapura për koalicione.

Ndërkaq, Ilir Deda nga Alternativa ka propozuar që të gjitha partitë në opozitë të bashkohen dhe të garojnë me një listë të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori