LAJMI I FUNDIT:

AAK nuk përjashton koalicionet parazgjedhore, por preferon të shkojë e vetme në zgjedhje

AAK nuk përjashton koalicionet parazgjedhore, por preferon të shkojë e vetme në zgjedhje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  (AAK), thekson se është e gatshme për zgjedhje. Kjo parti ka thënë se në zgjedhje do të shkojë e vetme si subjekt.

Ahmet Isufi nga AAK në një deklaratë dhënë Telegrafit, ka thënë se janë në konsultime brenda partisë nëse mund të ketë koalicione parazgjedhore.


“Jemi në konsultime brenda partisë, dhe fillimisht disponimi është që në zgjedhje të shkohet vetëm si subjekt. Megjithatë mund tē ketë interesime për koalicione parazgjedhore, por që njëherë pritet të shpallet data e zgjedhjeve, pastaj të bëhen konsultimet konkrete”, ka thënë Isufi.

I pyetur nëse AAK ka ndonjë vijë të kuqe për partitë, Isufi ka thënë se kanë qenë bashkëpunues me të gjitha.

“Ne kemi qenë bashkëpunues me të gjitha partitë politike qoftë në koalicion, por edhe me partitë në opozitë dhe Aleanca ka pasur një qasje korrekte ndaj tyre. Në të ardhmen do të qartësohen më mirë pozicionet e partive politike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i kësaj partije ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Arsyeja e dorëheqjes së tij është ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori