LAJMI I FUNDIT:

Deda: E gjithë opozita e tanishme duhet të unifikohet dhe të garojë e bashkuar në zgjedhje

Deda: E gjithë opozita e tanishme duhet të unifikohet dhe të garojë e bashkuar në zgjedhje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se situata e tanishme politike do të zgjidhet me zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Deda për Telegrafin ka bërë edhe një propozim se si duhet vepruar partitë politike në zgjedhjet e parakohshme.


“Është shumë e rëndësishme që e gjithë opozita e tanishme të unifikohet dhe të garojë e bashkuar në zgjedhje, me një listë të përbashkët dhe me projekt konkret dhe emergjent qeverisës. Të gjithë e dimë cilat masa dhe veprime duhet t’i ndërmerr Qeveria e re, disa i kam listuar dje”, ka theksuar Deda.

Ai tha se Kosova nuk më kohë të humbë “duke marrë parasysh gjendjen në vend – trendin e largimit nga shtetin ynë dhe humbjen e kredibilitetit në shtetet perëndimore”.

“Që nga viti 2010 i kemi humbur mundësitë e ndryshimit për shkak të rivaliteteve irelevante opozitare. Mundësia reale e transformimit politik dhe qeverisës nuk bën të humbet nga kalkulimet e parëndësishme ditore partiake”, potencoi ai për Telegrafin.

Megjithatë, deputeti Deda tha se tani është koha e fundit për pjekuri politike dhe bashkim forcash, në të kundërtën sipas tij, si shtet do të përballemi me vazhdim të trendit të largimit nga vendi dhe me izolim më të thellë ndërkombëtar.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj. Vendimin për dorëheqje, Haradinaj e ka bërë pas pranimit të ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.

“Sot, si Ramush Haradinaj, qytetar i Republikës së Kosovës, i përgjigjem ftesës për intervistim nga Dhomat e Posaçme në Hagë. Tërësisht në të drejtën e Kosovës, i palëkundur për vendimet e mia jetësore dhe i patrazuar e ballëlartë. Kosova ka ecur përpara në rrugëtimin euro-atlantik dhe është më e fortë se kurrë, në rreshtin e paqes dhe miqësi të përhershme me ShBA-në. Kosova është e gatshme të dialogojë me Serbinë deri në arritjen e një marrëveshjeje finale ligjërisht obliguese, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Por, tregun e japim vetëm për njohje”, kishte thënë Haradinaj.

Haradinaj ka deklaruar se me nder ka mbrojtur të drejtën dhe se këtë do ta bëjë gjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori