LAJMI I FUNDIT:

Zeka i quan krerët e VV-së partizanë të Titos: Në degë të SHIK-ut ishte babai yt, Rexhep Selimi ishte një nga shefat në SHIK

Zeka i quan krerët e VV-së partizanë të Titos: Në degë të SHIK-ut ishte babai yt, Rexhep Selimi ishte një nga shefat në SHIK

Në debatin mes Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarëve të tjerë që i kundërpërgjigjen nga Partia Demokratike e Kosovës, është përfshirë edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka.

Në një shkrim të tij, Molliqaj ka thënë se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ishte shef i – siç thotë – organizatës më të madhe kriminale në Kosovë, SHIK-ut.


“Qindra vrasje politike, haraçe, kërcënime, punësime, largime nga puna, etj. Të gjitha me urdhrin dhe nën vëzhgimin e tij”, ka thënë Molliqaj.

Ndaj kësaj akuze, dhe shumë të tjerave që ndërlidhen me Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK), ka reaguar Zeka duke thënë se deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka qenë njëri nga shefat kryesor të SHIK-ut. Ai madje thotë se në G2, sipas tij degë e SHIK-ut, ka qenë edhe babai i Molliqajt. Ndërkaq, krerëve të VV-së ju drejtohet si Boshko Buha (partizan jugosllav i glorifikuar përmes kinematografisë si hedhës “mitik” i bombave të dorës – v.j.)

Shkrimin e tij mund ta lexoni të plotë më poshtë:

“Dardan Molliqaj po e don Kosoven si Shqiperine e 97-tes

Lexova disa prononcime te Dardan Molliqajt, pse jo, edhe te VV, ku akuzon rende Kadri Veselin, edhe ShIK-un.

E akuzon edhe per “bllokim” te institucioneve.

Per te paren nuk po flas, sepse nuk me takon, ngase nuk kam pasur as fatin, as shancin te isha anetar i kesaj organizate “kriminale”, ne te cilen, sipas deshmive te Nasim Haradinajt, ne G2, dege e SHIK-ut, kane ba pjese edhe “babai, edhe axha i Dardanit”!
Dardan djali, vetem nje ta garantoje , qe njeri nga shefat kryesor te SHIK-ut, ka qene Rexhep Selimi, dhe shume deputet te Kuvendit, o keni qene neper strukturat e SHIK-ut, o te Sigurimit te Atdheut, o te UDB-es, o te BIA-s serbe, per çka askush nuk ka pasur guxim per te bere hetime ne kete drejtim!

Nejse, do ta hapim kete teme ne Parlament, aty do te ballafaqohemi.

Po flasim per punen e bllokimit. Kadri Veseli u terhoqe nga posti i Kryeparlamentarit, pas thirrjes publike qe i bera. Thirrja ime ishte e sinqert, njerezore, dhe ne interesa te qytetareve te Kosoves.

Ju Boshko Buhat e VV, ata partizanet e Titos, qe e keni ba kulture komunikimi sharjen, ndersa mjet molotovin e gazin lotsjelles, po mendoni qe Kadri Veseli “eshte dorezuar perpara jush”!

Te jesh i bindur, me aqe sa une e njohe Kadri Veselin, ai as qe pjerdhe per juve. Po mire po ja beni, sepse ju nenvletesonte kur i kalonit nga mustaqet, sikur miu luanit!

E kam verejtur fare mire, se me nje pjese nga Ju, nuk ka gjuhe komunikimi. Ju po ndillni lufte qytetare. Po ashtu sikurse i kam bere thirrje publike Kadri Veselit, ne te njejten menyre po e lus Behgjet Pacollin, Isa Mustafen, Avdullah Hotin, e çdo deputet te aresyeshem, hajdeni ta zhbllokojme situaten.

E drejta kushtetuese ia siguron PAN-it nominimin e kandidatit. As nje te drejte nuk e ka dikush te perzihet tek emrat, ashtu sikurse PAN-i qe nuk ka te drejte te perzihet tek emrat e te tjereve.

Perndryshe, ju siguroje qe do te shkojme ne zgjedhje te jashtezakonshme. A thu a do te kemi ftyre me dale perpara qytetareve?!!!” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori