Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, në një intervistë për “Përballje ditore”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu në Telegrafi.com ka folur për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, formimin e partisë së tij, si dhe për Samitin e Parisit.
Zeka ka kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se vota e tij do të jetë pro rrëzimit të Qeverisë.
Gjithashtu, ai ka fajësuar edhe dy partitë politike, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për situatën në të cilën gjendet vendi.
“Kjo qeveri duhet të rrëzohet. Avdullah Hoti është njëri nga përgjegjësit kryesor të kësaj gjendje kaotike në Kosovë. Dy parti e kanë shkatërruar Kosovën, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Dhe në qoftë se ky elektorat nuk i ndëshkon politikanët gënjeshtarë që vetëm premtojnë dhe nuk realizojnë asgjë, lë të vazhdojnë atëherë kështu”, ka thënë Zeka gjatë intervistës.
Ai ka thënë se gjendja në Kosovë është e keqe, sa i përket shëndetësisë dhe arsimit.
“Si ka mundësi që buxheti kryesor i Republikës së Kosovës të shkojë në asfalt, si ka mundësi që spitalet t’i kemi copa-copa, shkollat copa-copa, si ka mundësi që një kryeprokuror si Aleksandër Lumezi është i vendosur për të punuar për Hashim Thaçin dhe jo për shtetin”, ka pohuar deputeti Zeka.
I pyetur se a do të ketë zgjedhje nacionale gjatë vitit 2019, Zeka deklaroi se këtë përgjigje e dinë vetëm presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke shtuar se arkitektë kryesor të kësaj qeverie janë Hashim Thaçi dhe Rrahim Pacolli, por që pasi Pacolli më nuk është në skenën politike, për këtë vendos Thaçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën