LAJMI I FUNDIT:

Zeka: Iniciativa për një Gjykatë Speciale për serbët – tallje me të zhdukurit

Zeka: Iniciativa për një Gjykatë Speciale për serbët – tallje me të zhdukurit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, inciativën për një Gjykatë Speciale për serbët, e ka cilësuar si një tallje me të zhdukurit.

Zeka, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se propozimin e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, është një tallje të radhës, dhe shumë të madhe, me të pagjeturit.


“Duke qenë si nje qytetar me shumë familjar të vrarë, masakruar e të zhdukur, në mesin e tyre edhe nënën, e them me ndërgjegje të plotë, se kjo është një tallje e radhës, dhe shumë e madhe”, ka shkruar Zeka.

Potimi i plotë i Zekës:

“Iniciativa per nje Gjykate Speciale per serbet – tallje me te zhdukurit

Ka disa dite qe Kryetari i Kuvendit te Republikes te Kosoves, Kadri Veseli, ka hudhur nje propozim per gjoja themelimin e nje Tribunali Nderkombetar, i cili do t’i gjykonte krimet serbe ne Kosove.

Duke qene si nje qytetar me shume familjar te vrare, masakruar e te zhdukur, ne mesin e tyre edhe nenen, e them me ndergjegje te plote, se kjo eshte nje tallje e radhes, dhe shume e madhe.

Ne institucionet e Republikes tone te Burdushit, kane punuar vrases, njerez te cilet kane qene dora e djathte e Millosheviçit. Te gjithe keta me bekimin e çdo lideri politik te krahut te luftes.

Ne kurr nuk kemi qene ne pozite me te keqe nderkombetare. Ne nuk po mundemi me ba shtetin, po me vjedhe ate. Ne nuk po mundemi me ndertu ekonomi stabile, po me shkaterru ate. Ne nuk po mundemi me ba Wetingun brenda nesh. Linde pyetja: si paskemi mundesi me bind boten per nje gje te tille? Ne nuk po merremi vesh per gjerat me te thejeshta, e lere me per nje Tribunal qe nuk varet nga ne.

Ne ua kemi nderpre ndihmat familjareve qe ju kane vra njerezit ne lufte. Ne nuk po kemi guxim me fole per veteranet e rrejshem. Ne po i gjuhemi ne shpine ambasadorit zviceran pse e tha nje te vertete. Ne po e vjedhim parane publike sikur te ishte kuleta e Millosheviçit. Ne nuk po caktojme nje dite per krejte deshmoret e Kosoves. Ne nuk po caktojme nje dite per martiret. Ne nuk po guxojme te flasim as per rolin vendimtar te NATOS ne çlirimin e Kosoves, duke menduar qe permes miteve do te vazhdojme e ta shkruajme historine tone. Ne nuk po jemi ne gjendeje ta vendosim monumentin e Lirise te Kosoves, Adem Jasharin, perballe trekendeshit te bashkim-vellazerimit ne Prishtine. Ne nuk po mirremi vesh as per Flamurin e Kosoves e Himnin e shtetit, e po dashkemi me ba Tribunal, e me i denu kriminelet serbe ne Serbi?!!!
Hapu oj toke e te hy i gjalle, sepse ashtu-keshtu, vetem kockat na kane mbetur. Çdo gja tjeter eshte e atyre qe vetem talljen e kane mjet politik, per ta sunduar Kosoven, e cila çdo dite po zbrazet…!!!” (sic.), ka shkruar Zeka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori