LAJMI I FUNDIT:

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë rezulton pozitive në testin e COVID-19, nuk udhëtoi me Bidenin në Evropë – vazhdon punën nga shtëpia

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë rezulton pozitive në testin e COVID-19, nuk udhëtoi me Bidenin në Evropë – vazhdon punën nga shtëpia

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, është infektuar me COVID-19 pavarësisht që është vaksinuar, e në kumtesën e saj ka theksuar se të dielën ka rezultuar pozitive në testin e coronavirusit.

Psaki nuk e ka përcjell presidentin amerikan Joe Biden në rrugëtimin e tij në Evropës, e për herë të fundit ishte parë me të gjatë të martës, transmeton Telegrafi.


Javën e kaluar, Psaki anuloi udhëtimin në Evropë ku është dashur ta shoqëroj presidentin amerikan në Samtin e G20-ës në Romë, e më pas të vazhdojë rrugëtimin në Gllasgou në konferencën për klimën.

Fillimisht në arsyetimin e saj për anulimin e rrugëtimit, kishte thënë se bëhet fjalë për “një urgjencë familjare”.

Pasi që është vaksinuar kundër COVID-19, Psaki ka simptoma të lehta dhe se po e vazhdon punën nga shtëpia.

Planifikon të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë pas dy javëve karantinim dhe rezultatit negativ të COVID-19. /Telegrafi/